Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazëz çerekfinale të Ligës së Europës, ku janë përcaktuar edhe 4 çiftet.
Lacio e Thomas Strakoshës do të përballet me Salzburgun e Valon Berishës. Short me fat për Arsenalit, që do të përballet me CSKA-në, skuadra më e lehtë në letër.
Atletiko Madrid, e cila është dhe favorite për fitimin e trofeut do të ketë përballë portugezët e Sportingut të Lisbonës, ndërkohë Lajpcigu do të ndeshjet me Marsejën.
Çiftet çerekfinaliste të Ligës së Europës:
Lajpcig-Olimpik Marsejë
Arsenal-ÇSKA Moskë
Atletiko Madrid-Sporting Lisbonë
Lacio-Salzburg