Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar sot një fotografi të Faik Konicës duke e cilësuar si një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të dekadave të para të shekullit të njëzetë.
“Faik Konica (majtas), një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë të dekadave të para të shekullit të njëzetë, u lind më 15 mars, 1875. Në këtë foto nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit, Faik Konica, në atë kohë përfaqësuesi diplomatik shqiptar në Shtetet e Bashkuara, është me Gjeneralin Major A. W Gullion (në qendër) dhe Frederick Wm. Wile (në të djathtë), gjatë një takimi të sektorit të Ligjit Ndërkombëtar dhe Krahasues të Shoqatës së Avokatëve Amerikanë në Washington, D.C”, është shkruar në postimin e Ambasadës Amerikane.