Art apo Turp – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Art apo Turp

12:20 | 15/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

“Arti i përket popullit”, që e tha Lenini dhe e besuan shqiptarët, është dukuria antiestetike më shtazarake që na ka ndodhur përgjatë Historisë tonë. Asnjë refuzim nuk ka sot për këtë çmenduri të pashoqe nga aktorët që s’lanë rol komunisti, oficeri, spiuni, atentatori, pa luajtur, dhe tani, artin dhe turpin, në përputhje me mësimet e Leninit dhe kurvit, i përtypin si bukën dhe djathin.

Po Teatri, pronësinë e të cilit Lenini, Llunaçarski, Ostrovski, e lanë pezull, kujt vallë i përket Teatri që na i ka torollepsur aktorët, kollosët, korifejtë ?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kot lodhen posht e përpjetë kollosët tanë të skenës dhe ekranit. Përgjigjet për artin, turpin, skenën, teatrin, mund ti gjejnë fare lehtë te inspiruesit e tyre të hershëm, trashëgimia e bollëshme që na lanë partia dhe shoku kurvi.

Zgjidhjen e dilemës së artit apo turpit me kullë apo pa kullë, e ka dhënë shoku Kadri në një mbledhje me kuadrot e Sigurimit kur tha; Aktori dhe artdashësi janë dy të çmendur. I pari jep e merr me qiellin. I dyti mahnitet me të parin. Duke jetuar të dy në një jerm konstant brenda të cilit 2 edhe 2 nuk bëjnë kurrë 4, as njëri as tjetri nuk kanë lidhje me arsyetushmërinë. Aktorët tanë të mos i marrin për syleshë artdashësit tanë duke u treguar njëri më i logjikshëm se tjetri. Me kullë apo pa kullë, nuk e dinë arkitektët, e dinë aktorët. Më falni. Desha të them të kundërtën.

Fjalimi që mbajti shoqja Lenka Çuko me mjelëset e dalluara të fshatit Bubullimë lidhur me mediokritetin në Art është gjithashtu një ndihmesë e paçmuar sa i përket artit turp dhe turpit art. Lenka tha; Artistët e mëdhenj ngjiten në Panteon ku jetojnë të lavdishëm dhe të vetmuar. Artistët mediokër zbresin mes turmës ku gjallojnë të turpëruar dhe të shoqëruar. Artistët e sotëm dhe të nesërm ta bëjnë mirë këtë dallim dhe mos bëjnë sikur nuk e kanë fajin vetë për hajvanllëqet që luajnë nëpër skena.

Çështjen tjetër lidhur me rracën e çuditëshme të aktorit njëkohësisht urbanist, arkitekt, orator, që na ka pllakosur sot, e ka qartësuar më së miri në kohën e vet Simon Stefani kur në një mbledhje me kuadrot e partisë të rrethit të Pukës tha qartë dhe prerë; Artistër, qepeni. Jeni të gjithë mutër.

Problemin “aktori në skenë, artdashësi në plate, turp dhe art” e ka ezauruar në tërë kompleksitetin e vet shoqja Tefta Cami kur tha se; Aktori dhe artdashësi janë si kleriku dhe besimtari. Meqënse jemi vend ateist që priftërinjtë dhe hoxhallarët i kemi pushkatuar, përfundimin se si në këto kushte mund të bëni Art dhe jo turp nxirreni vetë.

Sa i përket problemit më të bujshëm me art dhe turp, atij lidhur me vendin ku duhet të ndërtohet një Teatër, problemin e ka zgjidhur më së miri shoku Rita Marko; Ashtu si restoranti i mirë, tha ndër të tjera shoku Rita, nuk është kioska e qofteve te qoshja e rrugës, por restoranti jashtë qytetit ku shkohet me makinë, Teatër i mirë nuk është ai që ndodhet në qëndër të qytetit dhe mbushet nga kallaballëku i rastësishëm që në Teatër vjen për të pushkatuar kohën, por një Teatër që mund të ndodhet në cilindo vend, nga maja e malit në fund të detit.

Trashëgimia gojore e komunistes së paepur Liri Belishova mund të shfrytëzohet më së miri po të kujtosh se ç’tha me rastin e prishjes së mardhënieve me Bashkimin Sovjetik; O njerëz, tha Liria duke ju mbajtur fryma, me çështjen art apo turp janë marrë Marksi dhe Engelsi. Nëse mbani ment edhe vetëm 1 batutë filmash të molepsura me propagandë dhe kult individi, keni shpallur pandjeshmërinë e vetes ndaj gjithçkaje të bukur, me Artin s’keni asnjë lidhje, madje nuk jeni njerëz.

Dëshmi të vlefëshme që soc aktorët e kahershëm shndrruar në korifej të sotëm, mund ti shfrytëzojnë për zgjidhjen e kokolepsjeve me art dhe turp kanë lënë edhe vizionarë të tjerë të diktaturës së proletaritit.

Shoku Gogo Nushi; Libri që promuovohet pafund nga vetë autori me mënyra dinake autoreferenciale, është një turp tepër i madh, një tmerr e një lemeri e padëgjuar. Libri nuk është i autorit. Libri është i lexuesit. Lexuesi është i vetmi që ka autoritetin për ta cilësuar librin art ose turp. Autorët dështakë që zhgarravitjen e kanë mjet mbijetese dhe thonë se populli nuk kupton nga Letërsia, duhen varur në litar.

Shoku Zija Shkurti; Turp ose Art kuptohet fare lehtë. Nëse plateja duartroket aktorin, kemi të bëjmë me turp. Nëse plateja aktorin e fërshëllen, pra e refuzon, kemi të bëjmë me Art. Me të tjerat merret Sigurimi.

Shoku Beqir Balluku; Lenini gaboi. Nuk ka popull, as skenë, ekran, daltë, penel, pentagram, që i përket vetëm turpit ose vetëm artit. Ka “Njeri” të cilit i përket gjithçka. Kini parasysh se këtë po ua thotë dikush që e quani injorant dhe e ka të qartë se pas pak do ta pushkatojnë.

Sa i përket Teatrit nga brenda, shtëpisë së aktorëve, me mprehtësi dhe ndjeshmëri të lartë të mendimit estetik, çështja është rrahur deri në vdekje në një nga fjalimet programatike të shokut Foto Çami në takimin me kolektivin punonjës të një uzine në Gramsh. Në atë takim të paharruar, shoku Çami tha para gramshakëve; Teatri si shtëpi e aktori dhe vetë aktori kanë një ngjashmëri rrëngjethëse me guackën dhe vetë kërmillin. Jo më kot kërmilli, guackën e vetë, pra shtëpinë e vet, e merr me vete nga që shkon. Pas ca vitesh, theksoi shoku Çami, me këtë tem do bëhet film. Filmi do quhet “The Architect”. Do tregojmë për një inxhinier ëndërrtar pakashumë si Maks Velua ynë, i cili nuk e la pa e ndërtuar një vilë si guackë kërmilli. Prandaj përfundoi shoku Çami, ju zuzarët e tashëm korifej të ardhshëm, plot me naze me art dhe turp, me kulla dhe pa kulla, mblidhni mentë ku i keni ku s’i keni se nuk do gjeni dot rehat pa bërë një Teatër tjetër pasi të hidhet në erë ajo bvarrakja që qelbët era fashizëm dhe soc realizëm.

Etiketa: Edison Ypi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pagat, naftëtarët e ARMO sërish protestë para Ministrisë Energjisë

Pagat, naftëtarët e ARMO sërish protestë para Ministrisë Energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com