Juventusi fitoi ndeshjen e prapambetur ndaj Atalantës, e cila u shty 2 javë më parë nga shiu i madh që binte në Torino. Bardhezinjve iu mjaftoi nga një gol për çdo pjesë, me Higuian dhe Matuidi, përballë Berishës që nuk mund të bënte asgjë.
3 pikë tejet të vlefshme këto për ekipin e Alegrit, që e rrit kështu diferencën me Napolin e vendit të dytë, duke e çuar në +4. Atalanta e Berishës, tashmë mbetet në vendin e 8-të, me 41 pikë.
https://youtu.be/HQmMqHtZMDc