Zjarret me rastin e Ditës së Verës kanë sfiduar temperaturat e ulta në qytetin e Korçës. Si çdo vit, më 13 mars qytetarët kanë dalë për të kryer ritualin tradicional, i cili uron mirëseardhjen stinës së pranverës.
Një ditë para se të shijojnë në familjet e tyre të gjithë elementet tradicionalë të kësaj feste që shenon fundin e dimrit, ata kanë kryer edhe ritualin e kapërcimit të zjarrit, një simbolikë që nënkupton largimin e së keqes.
Dita e Verës në Korçë, ndryshe nga qytetet e tjera festohet edhe në datën 1 mars nga besimtarët ortodoksë.