Një ngjarje e rëndë ndodhi në spitalin e Kukësit ku ka ndërruar jetë një 42-vjeçare dhe foshnja e saj.
Raportohet se shtetasja Nurije Poçi, 42-vjeçe, është paraqitur në spital në gjendje të rënduar. Ajo është shtruar menjëherë në reanimacion dhe një ekip mjekësh i përbërë nga kirurg, gjinekologë dhe anestezistë janë kujdesur për nënën, por pas disa orësh, ajo ka ndërruar jetë.
Sipas mjekëve, pacieantja ka tentuar disa herë të ndërpresë shtatzaninë duke dëmtuar barrën për shkak të problemeve sociale. Viktima ishte nënë e gjashtë fëmijëve.