Këshilltarët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës kanë bashkuar votat në mbledhjen e sotme, duke vendosur shkarkimin e kryetares dhe nënkryetares së Këshillit.
Nisur nga situata e krijuar, këshilltarët e PS u larguar nga mbledhja, ndërsa me votat e PD dhe LSI u vendos shkarkimi i Kryetares së Këshillit Bashkiak Gjirokasër, Mimoza Çomo e PD, dhe nënkryetarja Mirela Mamani e LSI.
Me largimin e këshilltarëve të PS, mbledhja ka vijuar me vetëm 16 anëtarë, të cilët vendosën emërimin e kryetarit të ri të Këshillit dhe të nënkryetarit.