Së paku 10 nxënës kanë mbetur të plagosur pasi një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar mëngjesin e së hënës në fshatin Vërzhezhë të Beratit.
Mjeti me 25 nxënës ka dalë nga rruga kur po çonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës.
Nga të plagosurit një vajzë 18-vjeçare e cila është në gjendje të rëndë po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerë janë dërguar në Spitalin e Beratit.