Ka mjaftuar një ditë e diel me plot diell që qytetarët të nxitojnë për t’iu drejtuar bregdetit.
Temperaturat në zonat bregdetare shkojnë deri në 20 gradë, kjo ka bërë që në Durrës të shfaqen plazhistët e parë për këtë vit.
Meteorologët raportojnë se nesër temperaturat pritet që të ulen, pasi do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me shi lokal.