Partizani arriti një fitore të rëndësishme në javën e 24-të të Kategorisë Superiore, me rezultatin 3-0 ndaj Luftëtarit. Ishin të kuqtë që shënuan që në pjesën e parë, teksa zhbllokuan me Bathën, pas një goditje me kokë nga ana e kapitenit.
Në të dytën, ishte Progni që solli qetësinë për Dalipin, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit të gjirokastritëve, Ruci, dhe nuk fali nga brenda zonës. Minuta edhe për Edgar Çanin, që sapo u fut në fushë, fitoi penallti me topin e parë, dhe Batha e ktheu në gol.
Përfundimisht, 3-0 për Partizanin, me ekipin e Likës që nuk bëri pothuajse asgjë, për të merituar qoftë edhe një pikë. Pas kësaj fitoreje, të kuqtë afrohem me zonën e Europës, dhe vazhdojnë me fitoret.
Partizani-Luftëtari 3-0
Gol: Batha 33′, 82′ (pen.), Progni 72′