Dëmtimi i gjatë që do ta mbajë 3 muaj jashtë fushave duket se ka bindur Neymar që të mos kthehet më te Paris SG.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi 26-vjeçar është penduar për largimin e tij nga Barcelona për të shkuar në kampionatin francez.
E përditshmja “AS” këmbëngul në interesin e fortë të Realit të Madridit për Neymar. Por, problemi në këtë pikë qëndron te vlera e kartonit të futbollistit, pasi Paris Saint Germain nuk dëshiron të dalë me humbje nga këto tratativa.
Gjithnjë sipas “AS”, përfaqësuesit e Realit të Madridit kanë shprehur gatishmërinë për të paguar rreth 400 milionë euro për të bindur Al Khelaifin që të lejojë transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll.