9 Mars – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9 Mars

09:00 | 10/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Një ulërimë.

Mendova se ishte ndonjë nga ato të qeshurat me të bërtitura të adoleshentëve, kur grupohen, të gjithë e kemi bërë diçka të tillë, kryesisht në autobuz.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Zëri i vajzës erdhi më i tmerrshëm duke sfumuar tingujt në kufjet e mia. Një djalë apo burrë (sipas përcaktimit “shkencor” të termit) i pakënaqur nga biseda e dy vajzave (sipas shpjegimeve të mëvonshme) me lirinë që do i ketë dhënë vetë vetes, pa kthyer ende unë kokën kishte goditur s’e kuptova se me çfarë, përveçse me llafe, nga ato që fatkeqësisht janë bërë normale, vajzën. Me syze i gjuajti më duket. Shau dhe pak e pastaj i kërkoi shoferit të zbriste, i indinjuar shumë madje.

Ishin të panjohur për njëri-tjetrin, ai iku (në ferrin që kurrë më tepër s’ia kam dëshiruar ekzistencën, uroj), ndërsa vajzën e kapi paniku. Sa më dhemb ajo.

Nuk diskutohet trishtimi në fytyrat e gjithkujt që ishte aty. Po, ishte tamam trishtim, e lexova në gjithë ata sy në dukje pa lot.

…

Nëse ai nuk pëlqeu bisedën, ritmin apo volumin e saj, nuk pëlqen jetën, ngjyrat apo errësirën e saj, nuk e di. Nuk e di nëse në këndshikimin mashkullor të godasësh një grua, kur nuk pëlqen ekzistencën e saj është legjitime, e njohur apo e panjohur qoftë ajo. Por, e di se përveçse dështim individual është produkt i kësaj shoqërie femërore të shpërfytyruar.

Femrat të ashtuquajtura shejtanka që sfidojnë djallin, të vetëkënaquara me disa shprehje të tilla idiote, të mbetura vetëm simbolike, s’bëjnë asgjë për të rrënjosur karakteret e meshkujve, kur kanë në dorë diçka. Gjithmonë kanë në dorë diçka, qëkur janë nëna e një fëmije, mësuesja e parë e një djali… e deri tek të qënit lodra e parë e një burri.

Gratë nuk e frikësojnë burrin. Nuk i ngjallin respekt apo larg qoftë dashuri. E bezdisin në rastin më të keq, kur ai s’ka para sidomos.

Gratë janë ato që vonohen para një takimi. Ju ka dalë nami. Janë aq të afta sa burrat t’i presin. Hallall!

Janë ato që i deh pija më e lehtë, parfumi.

Janë ato që pranojnë të barazohen me përqindje.

Janë ato që për 8 Mars duan patjetër diçka që të mund t’u tregohet krenueshëm grave të tjera.

Gratë janë ato mësueset, ç’mësuese të lidhuara aq shumë me librin, me letrën, saqë në 8 Marsin e tyre duan një zarf modest letrash.

Janë ato delikatet me thonj të bëra që s’mund të hapin një kavanoz dhe që mund t’i gllabërojë me një kafshatë një mushkonjë.

Gratë janë koncepti që burrat kanë ndërtuar triumfshëm prej miliona ditësh. Gratë janë psikologjikisht këto gra që na shohin sytë.

Gratë jam dhe unë, po sot më vjen të jem një anti-grua, të jem një njeri që mendon aseksualisht, një njeri që mendon, një njeri.

Më vjen të urrej çdo lule që këputet e bëhet pjesë buqete duke bashkëpunuar kështu në manipulimin e dobësive të grave.

Gratë janë shkaku që prodhojnë një pasojë, e cila ju bëhet shkak i tmerrit të tyre.

Etiketa: 8 mars9 marsAlma Nikolliautobusburrakëndshikimilulemesueseparfumshejtankaulërimëzarf

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Basha mund t’i japë frymëmarrje politike opozitës duke u “vetëvrarë”

Basha mund t'i japë frymëmarrje politike opozitës duke u "vetëvrarë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com