Një trup i pajetë është konstatuar në rrjedhën e lumit që derdhet në liqenin e Pogradecit gjatë orëve të pasdites të së enjtes.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe pritet mbërritja e polumbarëve për kërkimin e trupit.
Sipas dyshimeve paraprake, viktima është mbytur në lumë ndërkohë trupi dyshohet se ndodhet në ujrat e liqenit pasi e ka tërhequr rrjedha.
Nuk ka ende informacione për personin e mbytur ndërkohë policia ka nisur verifikimet për personat e denoncuar të zhdukur.