Kriza e profesionit të mësuesit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza e profesionit të mësuesit

18:46 | 07/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Marsi Simo

Një çantë në dorë, e mbushur me libra, me hapa të vegjël dhe të shpejtë perfytyrohej dikur një mësues. Dekada më përpara ky profesion ishte shumë i preferuar. Së pari, i jepte prestigj në shoqëri, pasi mësuesit konsideroheshin dhënës të dijes, edukuesit kryesorë, si dhe ata që do përgatisnin të ardhmen. Në klasë mësuesi kishte pushtet, ku nxënësi e shihte atë me adhurim, dëshirë, por edhe drojë. Nuk ishte e pakët për vendin tonë që pas shkallës së lartë të analfabetizmit të merrte rrugë dija. Megjithatë, problemet më të mëdha ishin krijimi i disiplinës më forcë, dënime jo të duhura në rast gabimi, si dhe mangësia e lirisë tek nxënësit. Deri vonë në shoqërinë shqiptare edukimi e disiplina zgjidhej me rrugën më të shkurtër, atë të dhunës. Në vijim të ndryshimeve politike, sociale patëm mundësi të zhvilloheshim, por jo gradualisht. Në këtë mënyrë nga kalimi i njërit sistem në tjetrin, pësuam shock. Modele të tëra edukimi u hodhën poshtë duke e transformuar mendësinë kolektive në atë individuale. Ndër shumë profesione edhe mësuesi kaloi në një tjetër fazë. Ai u kthye në një profesion i zakonshëm që paguhej pak. E në vijim të dëshirës për zhvillim të vendit, mësuesit u ndeshën me termin “reformë”, aq shpesh sa nuk patën kohë ta përthithnin siç duhej. Çdo qeveri jepte modelin që mendonte më të mirin. Dëshira për t’i përngjarë vendeve fqinje bëri të zbatoheshin kurrikula të ngjashme me ta, por shumicën e rasteve vetëm në letër. Faktikisht, për të hartuar një kurrikul të dobishme duhet së paku të kesh provuar arsimin, të jesh përballur me nxënësin, të dish mangësitë dhe të përshtatësh kërkesat.

Marsi Simo

Nga ana tjetër lëvizjet migratore shtuan numrin e popullsinë në qytetet kryesore. Numri i nxënësve në klasë sjell imazhin e një kinemaje dhe jo të vendit ku zhvillohet  mësimi. Ky fenomen bëri që mësuesi të përballen me shumëllojshmëri subkulturash. Ai nuk duhet të zotërojë vetëm lëndën e tij si dikur, por të ketë njohuri më të gjera. Me një numër të lartë nxënësish, i cili mund të shkojë deri në 45, mësuesi transformohet në një “polic trafiku”, ku duhet të vendosë në rresht nxënësit, të mbajë qetësi, të shuajë konfliktet me njëri-tjetrin, të ndalojë përdorimin e celularëve, të merret me pastërtinë e klasës, e kështu me radhë. Nxënësit janë fëmijë dhe duke qëndruar për orë të tëra ngjitur me sho-shoqin, shanset për zënka të vazhdueshme janë të shumta. Madje, diversiteti kulturor shton rastet e konfliktit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Po ashtu, vështirësitë ekonomike kanë sjellë probleme të tjera. Ka prindër, të cilët të gjendur përballë mangësive bazike emigrojnë ose punojnë me orare të zgjatura dhe neglizhojnë edukimin e fëmijës. Jo pak herë fëmijë me mungesë të disiplinës familjare sjellin probleme në klasë. Prindërit duhet të kuptojnë që fëmija vijon edukimin në shkollë, por nuk e nis aty!

Problemet me ekonominë  sjellin edhe punësimin e fëmijëve, mos blerjen e teksteve mësimore, apo dhe neglizhencë në marrëdhënie me mësimin.

Ndaj rrjedhimisht disa prej këtyre nxënësve do shfaqin sjellje devijante në klasë. Mësuesit përveç profesionit që ushtron i kërkohet të jetë edhe psikolog, por në një numër të lartë nxënësish nuk mund të kuptojë gjithmonë çfarë fshihet pas sjelljes agresive. Jo vetëm kaq, por ndër shumë kërkesa, mësuesit i duhet të kujdeset edhe për frenkuentimin e nxënësve. Braktisja e shkollës është fenomen që ende ekziston. Mësuesit i duhet të kthehet edhe në investigator duke kërkuar shkaqet dhe duke mos lejuar ikjen e nxënësit. Jo pak herë i duhet të përballet me prindër të papërgjejshëm dhe neglizhentë.

Pas realizimit të këtyre roleve, mësuesi duhet të plotësojë edhe dokumenta të shumtë si letra, formularë, anketa, regjistra, pa harruar ditarin. Puna e mësuesit nuk mbaron asnjëherë në shkollë. Ai duhet të ushtrojë profesionin e tij edhe jashtë institucionit, jashtë orarit të punës dhe në ditët e pushimit zyrtar.

Mësuesi në ditët e sotme nuk duhet të përvetësojë vetëm librin e printuar, por edhe teknologjinë, pavarësisht moshës së tij, mundësisë apo gjendjes ekonomike. Imazhi i përçuesit të dijes është zëvendësuar me një robot me shumë funksione. Pavarësisht gjithë këtyre detyrave, prestigji i mësuesit është venitur. Madje, brezat e rinj nuk e preferojnë më si dikur ta ushtrojnë këtë profesion. Pushtetin që gëzonte dikur, mësuesi sot po e vendos me shumë vështirësi.  Promovimi i të drejtave të nxënësve ka qenë një ndër zhvillimet kryesore që është bërë vitet e fundit, por nuk janë përfillur detyrimet dhe përgjegjësitë e tij. Ndaj shumë nxënës duke keqkuptuar lirinë personale, abuzojnë me shokun, me mjedisin, si dhe me mësuesin. Nuk mund të ketë edukim pa disiplinë dhe rregulla dhe kjo duhet mësuar që në vogëli.

Në këtë mënyrë mësuesi i lodhur me katërfishimin e detyrave të tij nuk  gjen kohën të lexojë për kënaqësi vetjake. Me minutat e numëruara nuk mund të shkojë në një event kulturor. Me kohën e kufizuar nuk ndjek dot një kurs për t’u zhvilluar profesionalisht. Mësuesi akoma ndjek trajnime për efekt detyrimi dhe jo dëshire.
Vitet kalojnë dhe zhvillime sigurisht që ka, por dija ka nevojë për ritme më të shpejta. Arsimi ynë ka nevojë për gjëra praktike dhe të prekshme dhe që mund të bëhen të realizueshme.

Nuk mund të ecim me hapa galopantë, vetëm për qytete të caktuara, duke anashkaluar dukuri si varfëria, emigrimi, problemet familjare dhe ato personale në zonat e tjera të vendit tonë. Mësuesit duhet t’i kthehet respekti që më pas ai të punojë me pasion.

Ky profesion ka nevojë për vëmendje dhe mbështetje jo kërcënime dhe presione. Mësuesi ka nevojë për më shumë të drejta jo vetëm detyrime. Mësuesi sot nuk po mbrohet dot as nga vetë sindikata. Ai nuk flet, por hesht, se ka frikë mos i rrezikohet vendi i punës. Mësuesi duhet të ketë mundësi të ushtrojnë profesionin i qetë ku të japi dhe të marrë kënaqësi.

Faktikisht nuk po flasim që të rikthehet mësuesi i dikurshëm që dhunonte me vizore në dorë, por të mbeten mësues me intelekt dhe profesionalist. Sigurisht, duhen të largohen të gjithë mësuesit e korruptuar, dhunues dhe të pazotët. Të rikthejmë imazhin e  mësuesit që përçon dije dhe që shfaq rreze mirësie.

Etiketa: diversiteti kulturoremigrimiKriza e profesionit të mësuesitMarsi Simomësuesiproblemet familjarereformësubkulturavarferiavizore

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gëzuar festën e Euros

Gëzuar festën e Euros

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com