Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh të qartë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati përsa i përket autorizimit për negociatat me Greqinë për kufirin detar.
Nga shkolla “Fan Noli” në kryeqytet, të cilën e zgjodhi për të uruar mësuesit, Meta u pyet nga gazetarët për këtë çështje.
“Nuk e di nëse Bushati ka qenë te shkolla ‘Fan Noli’, por kjo shkollë na ka mësuar çdo gjë në kohën e duhur” tha Presidenti.
Meta akoma nuk i ka dhënë autorizimin Bushatit për të nisur negociatat me Greqinë për kufirin detar. Presidenti i ka kërkuar dy herë informacion shtesë ministrit të Jashtëm.