Ëndrra e Taulantit: Të luajë në një ekip me Granitin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ëndrra e Taulantit: Të luajë në një ekip me Granitin

16:35 | 06/03/2018
në Sport
0

Taulant Xhaka ka zbuluar se dëshiron të bashkohet me vëllain, Granitin, në të ardhmen, ndërsa thotë se ëndrra e mesfushorit të Arsenalit është të kthehet një ditë te Basel.

Taulanti, 26-vjeçar, luajti kundër vëllait të tij më të vogël, kur “topçinjtë” u ndeshën me Baselin në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar. Të dy ishin vënë kundër njëri-tjetrit në fushën e blertë edhe më parë, në “Euro 2016”, me Xhakën më të madh që përfaqësonte Shqipërinë dhe Granitin, duke luajtur për Zvicrën.

Duke folur ekskluzivisht për “Goal.com”, ylli i Baselit pranoi ambicien e tij për të luajtur së bashku me vëllain e tij në mesfushë, duke mbështetur, gjithashtu, Arsenalin në kapërcimin e situatës kritike aktuale.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

“Unë dëgjohem me Granitin katër herë në javë, – tha Taulanti. – Ne flasim për gjëra të përgjithshme, jo vetëm për futbollin. Gjithashtu, e bëj këtë edhe për shkak se është në një fazë të vështirë me Arsenalin. Ne shkëmbejmë këshilla, si dhe kritika për të përmirësuar veten. Ai më ndihmon dhe unë e ndihmoj. Ne jemi lojtarë të ndryshëm. Graniti është teknikisht më i fortë se unë, por trajnerët duhet të gjykojnë pjesën tjetër. Nuk është kaq e lehtë për t’i parë lojërat e Granitit, sepse shpesh luaj edhe të shtunën. Kur kam kohë, përpiqem të shikoj çdo lojë, ku luan Graniti”.

Xhaka i kaloi vitet e para në futboll në ekipet e të rinjve të Concordia, para se të shkonte në Basel, ku Graniti, në veçanti, mori një emër për veten e tij si një nga mesfushorët më të mirë në Zvicër. Taulanti kujton disa pika kryesore të kohës së tyre në Basel, së bashku, duke pranuar se shpreson të luajë në të njëjtën skuadër me vëllain e tij, përsëri, një ditë.

“Po, nëse jo tek Arsenali, atëherë ndoshta te Baseli, kur të kthehet në Zvicër. Ëndrra ime është të luaj sërish me vëllain tim. Por, nëse kjo ndodh tek Arsenali, ose Baseli, nuk ka rëndësi. Unë besoj se ai dëshiron të kthehet në Basel në fund të karrierës së tij, sepse u rrit këtu. Baseli është ekipi i tij i preferuar. Kur ka dy ditë pushimi, ai vjen në Basel dhe viziton miqtë dhe familjen e tij. Ekziston një lidhje shumë e fortë”.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së tij në Ligën e Kampionëve, Taulant Xhaka kujton: “Ky kompeticion ka shumë momente të bukura. Natyrisht, më pëlqen të kujtoj debutimin në “Old Trafford”, ndaj Manchester United, ku barazuam 3-3. Të jesh në gjendje ta përjetosh këtë, së bashku me Granitin, në të njëjtën ekip, do të ishte një përvojë shumë e bukur për ne. Si fëmijë kalonim 24 orë bashkë”.

Baseli do të përballet me Manchester City, në stadiumin “Etihad”, në ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, duke ardhur nga disfata zhgënjyese 4-0 në “St Jakob-Park”.

“Për mua, Manchester City është aktualisht skuadra më e mirë në Europë, veçanërisht për shkak të Guardiolës, – shton Taulant tha Xhaka. – Ata gjithmonë duan të luajnë, kjo është mbresëlënëse. Aftësitë e tyre dribluese dhe prania fizike janë të klasit botëror. Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gündogan ishin kundërshtarët e mi të drejtpërdrejtë në mesfushë. Ju vetëm mund të mësoni nga lojtarë të tillë, ata janë modele në rolin tim. Ne nuk luajtëm kaq keq në ndeshjen e parë. Manchester City kishte pesë goditje, por katër prej tyre përfunduan në rrjetë. Për momentin jemi në një situatë të vështirë, nga e cila duhet ta çlirojmë veten. Nëse Manchester City vazhdon të luajë në këtë mënyrë, atëherë patjetër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Por, ju nuk duhet të harroni klubet e mëdha, si Real Madrid dhe Barcelona, ​​të cilët janë, gjithashtu, në mesin e favoritëve më të mirë për mua. Sezoni aktual nuk është siç e kemi imagjinuar, deri më tani. Në kampionat, Young Boys është 11 pikë përpara, por ne kemi një ndeshje të prapambetur. Sezoni vazhdon akoma, janë edhe 12 ndeshje, ndaj mendoj se gjithçka është e mundur”.

Vështirësitë e Baselit në ligën e tij të brendshme mund të krahasohen me ato të Arsenalit, i cili ka rrëshqitur më tej në garën e Premier League, me një humbje ndaj Brighton, duke rritur presionin ndaj trajnerit ArseneWenger.

Taulant Xhaka tha: “Ka faza të mira dhe të këqija në futboll. Shumë prej nesh nuk e kanë përjetuar ende një fazë të tillë. Duhet të shikojmë nga ndeshja në ndeshje dhe vetëm të përpiqemi të luajmë mirë. Por, është e vështirë të thuhet se cilat janë problemet. Unë mendoj se ne duhet ta gjejmë njëri-tjetrin për herë të parë. Ne kemi disa lojtarë të rinj, që kanë nevojë për ca kohë, derisa të përshtatet çdo gjë. Sezoni është ende i gjatë, kështu që gjithçka është e mundur. Ne jemi Baseli, klubi më i mirë në Zvicër. Unë nuk pres që Young Boys t’i fitojë të 12 ndeshjet e mbetura, ata gjithashtu do të pengohen dhe pastaj ne duhet të marrim rastin tonë. Përveç kësaj, ne luajmë dy herë drejtpërdrejt kundër tyre, gjë që, gjithashtu, mund të jetë një avantazh”.

http://telesport.al/rrefimi-gjate-t-xhakes-endrra-ime-eshte-te-luaj-perseri-granitin/

Etiketa: Granit XhakaTaulant Xhaka

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
DEA në portin e Durrësit, të gjithë kontenierët kalojnë në skaner

DEA në portin e Durrësit, të gjithë kontenierët kalojnë në skaner

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com