Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. A.R. ka gjetur vdekjen sot rreth orës 13:00 në Shkozë ndërsa ishte duke mbledhur inerte të ish uzinës së autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe.
I riu po mblidhte skrap, kur masivi i dheut u shkëput duke e zënë poshtë. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.