Adem Jashari, njeri prej plumbi. Nuk është figurë letrare, por fuqia e artit.
Besart Gashi nga komuna e Drenasit, në përvjetorin e 20 të Epopesë së UÇK-së, ka punuar një mozaik unik për heroin e Kosovës, Adem Jasharin.
Me 200 mijë gëzhoja plumbash, për 28 ditë i riu ka realizuar mozaikun me të cilin synon të futet në librin e rekordeve Gines.
Vepra do të shfaqet për publikun në Prekaz nga 5 deri më 7 mars gjatë ditëve të ‘Epopesë së UÇK-së’.