“I vrava burrin e vjehrrën se nuk takoja dot Hysnien”, kjo ka qenë dëshmia e Kasëm Prijasit. 26-vjeçari akuzohet për vrasjen e Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij Salke Hoxhallari.
Ai kishte një lidhje me 32-vjeçaren për Hysnie Hoxhallari, dhe kjo e ka shtyrë të ndërmarrë krimin makabër duke qëlluar me sëpatë në kokë nënë e bir. Përpara grupit hetimor, Hysnie Hoxhallari ka rrëfyer se ka qenë Kasëm Prijasi i cili ka qëlluar me sëpatë në kokë nënë e bir, ndërsa më pas banesës iu vu zjarri për të fshehur krimin.
Ndërsa Kasem Prijasi ka thënë në seancën gjyqësore se i ka vrarë nënë e bir, pasi nuk takonte dot Hysnien, me të cilën kishte një lidhje dashurie.
Pas ballafaqimit me provat e Prokurorisë, gjykata vendosi t’i lërë të dy në burg si autorët e krimit tronditës.