“Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë”, kjo ka qenë përgjigjja e një të riu që është ndaluar nga policia, teksa ecte me shpejtësi tej normave të lejuara në rrugët e kryeqytetit.
Radarët në autostradën Tiranë-Durrës kanë kapur një drejtues mjeti me 213 km/h, por që nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.
Audi V8 është ndaluar më pas nga policia në afërsi të sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Në faqen e saj zyrtare në facebook, Policia e Shtetit i bën një apel qytetarëve: “Argëtohuni në fundjavë, por mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdorueseve të tjerë të rrugës.”