Greqia hoqi vulën Apostile, por po na merr detin! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia hoqi vulën Apostile, por po na merr detin!

08:15 | 28/02/2018
në Shqiperi
0

Ministria e Jashtme e Shqipërisë lajmëron me tituj të mëdhenjë në media se ka arritur një “sukses” të madh me Greqinë. Pasi Greqia la pas dere dhe nuk pranon të futen në Greqi çamët, siç ndodhi edhe disa ditë më parë me 40 burra e gra të moshuara, si dhe pasi torturon qindra emigrantë në burgje apo rajone policie, del zoti Ditmir Bushati nga Beogradi ku ndodhet dhe lajmëron: Greqia hoqi Vulat Apostile për shqiptarët!

Një lajm i madh!

Por vula Apostile është një gjë administrative, e cila duhej hequr me kohë në shërbimet konsullore. Nga ana tjetër Greqia vendos momentalisht, para Marrëveshjes, heqjen e kësaj vule burokratike për dokumentat dhe sa të mbarojë punë me detin do ti vendos prapë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Tamam si Kali i Trojës!

Tani i heq, bën lajm sikur po gëzon shqiptarët dhe na merr detin ku janë mbi 100 miliardë dollarë rezerva nafte e gazi nën pjesën e detit shqiptar, atje ku don Rama dhe Bushati t’ia falin Greqisë.

Fituam vulën Apostilike dhe po falim detin!

Spiten Prulli

Ja se çfarë është vula Apostile?

Vula Apostile, apo më saktë Apostille (fjalë belge) e lindur nga një marrëveshje ndërkombëtare të quajtur Konventa e Hagës, nuk është tjetër veçse një vulë e standardizuar në përmasa e përmbajtje nga vetë konventa. Është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.

Pra Apostille është një legalizim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja. Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos  kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme  të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostille  të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin.

Në rastin konkret mes Shqipërisë e Italisë, duhet thënë që të dyja shtetet e kanë nënshkruar me kohë këtë konventë: Shqipëria e ka ratifikuar më 3 shtator 2003 dhe e ka futur në fuqi më 9 maj 2004 ndërsa Italia e ka ratifikuar Konventën më 13 dhjetor 1977 dhe e ka futur në fuqi më 11 shkurt 1978. Por Italia kishte paraqitur “rezervë” ndaj Shqipërisë më 9 mars 2004, ndaj mes këtyre dy vendeve nuk ishte e vlefshme Konventa. Pikërisht këtë rezervë tërhoqi Italia më 26 maj 2011. Ndaj Shqipërisë vazhdojnë të kenë rezervë, Spanja, Belgjika, Gjermania dhe Greqia. Pra me këto vende Shqipëria nuk aplikon konventën në fjalë por përdor për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve, legalizimin e tyre në konsullata.

Po keshtu kemi dhe me Greqine. Por autoritetet greke te lodhin shume me burokaci te tilla.

Apostille zëvendëson legalizimin pranë përfaqësive konsullore. Për pasojë nëse një person ka nevojë të sjellë në Itali një certifikatë nga Shqipëria, nuk ka nevojë të shkojë pranë ambasadës italiane për të kërkuar legalizimin, por mund të shkojë pranë ministrisë së Jashtme të Shqipërisë (autoritet i përcaktuar në aktin e adezionit të vetë Konventës) për të vënë vulën Apostille mbi certifikatë. Pasi ka kryer këtë procedurë, ajo certifikatë duhet të njihet nga Italia, sepse ajo tashmë e ka hequr rezervën që kishte ndaj Shqipërisë, pra zbaton Konventën e Hagës mbi të ashtuquajturën Apostille, dhe për rrjedhojë ajo certifikatë duhet të konsiderohet e vlefshme për ligjin italian, edhe pse nuk është përpiluar në gjuhën italiane (do të mjaftonte një përkthim i betuar që mund të bëhet edhe në Itali e t’i bashkëngjitet dokumentit).

Duhet saktësuar që Konventa përcakton heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja mes të cilave bëjnë pjesë, të parashikuara shprehimisht, dokumentet që lëshon një autoritet apo një funksionar i administratës së shtetit (përfshirë prokurorinë, gjykatën), dokumentet administrative, aktet noteriale, deklaratat zyrtare që dëshmojnë një regjistrim, një autentifikim firme mbi një akt privat, por konventa nuk aplikohet për dokumentet e lëshuara nga një diplomat apo konsull dhe as në dokumentet administrative tregtare dhe të doganës.

Praktikisht janë një sërë dokumentesh për të cilat, falë konventës, nuk është i nevojshëm legalizimi në konsullatë, nëse u vihet e ashtuquajtura Apostille drejtpërdrejt nga autoriteti i Vendit që ka i ka lëshuar. Zakonisht bëhet fjalë për certifikata të ndryshme të Gjendjes Civile, që dëshmojnë lindje, vdekje, lidhje familjare, që herët a vonë u interesojnë thuajse të gjithë emigrantëve.

Në Shqipëri, autoriteti që vë vulën Apostille është një zyrë e posaçme e ministrisë së Jashtme.

Në Itali Apostille vihet në prefekturë për dokumente të lëshuara nga komuna, dhoma të tregtisë, Shërbimi Shëndetësor kombëtar, dhe në Prokurori për certifikatat gjyqësore. Praktikisht atje ku kërkohej legalizimi i një dokumenti italian para se ky të çohej në ambasadë apo konsullatë, po atje do të kërkohet që dokumentit t’i vihet Apostille, dhe më pas dokumenti të çohet drejtpërdrejt në Shqipëri.

ttp://www.kohajone.com

Etiketa: GreqiapaktiShqiptarët

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Doktrina e frikshme e BE: Territor në këmbim të anëtarësimit

Doktrina e frikshme e BE: Territor në këmbim të anëtarësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com