Sporti kosovar në mjerim, me batanije në stërvitje dhe lojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sporti kosovar në mjerim, me batanije në stërvitje dhe lojë

14:12 | 27/02/2018
në Sport
0

Të mbuluara me batanije, basketbollistet e klubit “Drita” nga Gjilani presin rendin të futen në lojë.

Sezoni dimëror ka filluar në shkurt por lojtaret e basketbollit në sallën “Bashkim Selishta” në Gjilan nuk kanë ngrohje.

Lojërat të cilat zhvillohen çdo javë dhe ftohti në sallë ua pamundëson lojtareve të fokusohen në punën e tyre.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Trajneri i klubit basketbollistik “Drita”, Afrim Selimi, tha se salla e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan nuk është në gjendje të mirë.

Ftohti është një nga arsyet që lojtaret e tij nuk mund të bëjnë një lojë të mirë.

“Kushtet jo të mira në sallë gjatë sezonit dimëror janë ato që na krijojnë vazhdimisht probleme. Lojtaret kanë nevojë të ketë të paktën sallën e nxehtë që të mund të zhvillojnë lojë të mirë. Salla nuk i përmbush kushtet për të zhvilluar një lojë”, tha Selimi.

Ai fton zyrtarët komunalë ta shikojnë vetëm një ndeshje basketbolli apo të çfardo sporti të llojit tjetër në sallë të ftohtë.

“Kërkojmë nga institucinet relevante të marrin masa në lidhje me këtë rast. Më saktësisht kërkojmë nga komuna e Gjilanit dhe Ministria e Sportit që të vijnë dhe ta shikojnë ose të paktën ta ndjekin një lojë dhe të shikojnë se a mund të qëndrojnë deri në fund të lojës. Po ashtu kërkojmë edhe nga federata që t’i ndryshojë të paktën oraret e lojrave në stinën dimërore”, tha Selimi.

Sipas tij, renovimi i sallës do të ishte i domosdoshëm në mënyrë që lojtareve t’u jepet vullnet për të luajtur.

Venera Jusufi, lojtare në klubin e basketbollit të femrave “Drita” të Gjilanit, tha se sezonin dimëror thuajse çdo herë lojtaret përballen me të ftohtin.

E vështirë, sipas saj, është edhe koha e stërvitjeve.

“Në fillim të shkurtit kemi filluar sezonin dimëror të lojrave të basketobollit. Kushtet me te cilat përballemi ne lojtaret nuk janë të mira. Lojrat i zhvillojmë në sallë të ftohtë. Kjo na pengon të zhvillojmë një lojë të mire. Këtë problem e kemi edhe gjatë stërvitjeve. Na duhet me u pajis me batanije për me qëndru të nxehta për loje. Po e përsëris prapë jemi duke zhvilluar lojë në kushte të cilat janë shumë shumë të papërshtatshme”, tha Jusufi.

http://kallxo.com/mjerimi-sportit-kosovar-batanije-ne-stervitje-dhe-loje/

Etiketa: basketbollGjilankosovemjerimsport

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Dëbora mbulon çdo “shëmti”, del në pah e bukura Shqipëri (Foto)

Dëbora mbulon çdo "shëmti", del në pah e bukura Shqipëri (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com