Takimi midis Juventusit dhe Atalantës ishte parashikuar të fillonte në orën 18:00, por zhvillimi i saj është bërë i pamundur.
Në stadiumin “Allianz” po bien rreshje të mëdha dëbore dhe kjo ka bërë që organizatorët e takimit të mendojnë ta shtyjnë takimin. Bora që ka rënë ditët e fundit në Torino orët e fundit ka bërë terrenin e stadiumit jopraktik.
Arbitri kryesor i ndeshjes i shoqëruar me kapitenët Bufon dhe Toloi bënë një inspektim të gjendjes së fushës dhe në përfundim vendosën shtyrjen e ndeshjes, pasi kushtet atmosferike dhe të stadiumit vinin në rrezik sigurinë e lojtarëve. Ende nuk dihet se kur do të rifillojë ndeshja.
http://www.panorama.com.al/sport