Prindër që u bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindër që u bëjnë fëmijëve detyrat e shtëpisë…

08:24 | 23/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Kujtim Xhaja

Drekë… Në punë… një qetësi mbytëse

Përpara shoh ca lëvizje të çrregullta të kolegeve të punës…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Disa po thonë ca fjalë, ca të tjera po sillen vërdallë sikur kërkojnë diçka…

Ato janë më së shumti  gra, të një moshe mesatare, me fëmijë.

Është orari tipik, kur fëmijët e tyre kanë mbaruar mësimin, janë kthyer në shtëpi, kanë ngrënë drekën dhe janë shtruar të bëjnë detyrat…

Një zile telefoni na shpërqendron të gjithëve:

“Alo, o ma, kemi në Gjuhë lakimin e emrit “filmi” në rasat përkatëse. Të lutem më ndihmo”, dëgjohet zëri i hollë i një çupëline, nga ana tjetër e telefonit të koleges.

Kërkesa e saj merr dhenë në të gjithë departamentin…

Pas pak minutash, pjesë e detyrave të saj bëhemi të tërë si grup! Të gjithë përpiqemi të ndihmojmë fëmijën, lëmë mënjanë çdo gjë që kemi në dorë. Prindërimi duket se fiton përparësi mbi çdo punë tjetër.

Mes nesh, ka edhe nga ata, të cilët nuk ia thonë fare nga kjo “fushë”…ata vendosin të mos bëhen pjesë e diskutimeve, të qetë vazhdojnë në punën e tyre. Ca të tjerë të zënë si në faj, ndiejnë që duhet të bëjnë diçka, përpiqen të japin kontributin e tyre sado të vogël.

E kështu të gjithë ne, në fund të ditës mësojmë se emri ka 5 rasa lakimi. Ca prej nesh e dinin, e ca të tjerë e mësuan. E rëndësishme nuk është ta mësojmë ne, pyetja që më grish kureshtjen është: Fëmijët, të paktën e kanë mësuar këtë në fund të ditës?

Në fund të çdo dite, secili prej nesh duhet t’i bëjë pyetje vetes: “Ç’gjë të re mësova sot?”

Kjo shprehje më është ngulitur thellë në mendje nga mësuesja ime e klasës së parë…

E të mendosh: fëmijët e sotëm ia bëjnë këtë pyetje vetes në fund të ditës? Apo mjaftohen të shkojnë në shkollë thjesht si detyrim, të mësojnë një mësim mekanikisht, të ‘’heqin qafe” ato palë detyra dhe të shkojnë të luajnë?

Prindërit nga ana tjetër, të zënë ngushtë nga mania e “prindit ideal”, nuk tolerojnë që fëmija i tyre të dalë keq, sikur edhe në një detyrë të vetme. Ata janë të gatshëm edhe t’i bëjnë vetë këto detyra, vetëm e vetëm, të shohin fotografinë e fëmijës së tyre, në këndin e të dalluarëve të klasës, në mënyrë që të plotësojnë kështu egon e tyre.

Fëmija e tyre duhet të “shkëlqejë” në çdo fushë… Ai duhet të jetë i pari në Matematikë, Gjuhë, Fiskulturë, Edukatë dhe në Anglisht…Prindërit në këtë mënyrë kërkojnë të përmbushin me zor ëndrrat e parealizuara të fëmijërisë tek të vegjëlit e tyre. E kur fëmija “çalon” në njërën prej tyre, prindi merr situatën në dorë.

Në ditët e sotme një prind i një “fëmije të shkëlqyer” duhet të jetë euridit në çdo fushë. Ai duhet të dijë gjithçka. Duhet të dijë rasat e lakimit të emrit, problemet e algjebrës, herësin, mbetjen, ndryshorin edhe pak gjuhë të huaj.

Prindërit e sotëm me çdo kusht duan t’i ndihmojnë fëmijët edhe kur nuk munden. Më vjen ndërmend një bisedë mes kolegësh në punë “Unë nuk di Anglisht, as djali nuk ia thotë, por detyrat ia bëj me Google Translate”, më sqaronte një ditë.

Edhe presioni mes fëmijëve bëhët akoma dhe më i madh…Në konkurrencë janë edhe vetë prindërit me prindërit e fëmijëve të tjerë: “Pse nuk më zgjodhën mua pjesëtare të bordit të prindërve, por u zgjodh ajo?”, e pyeste një prind vajzën e vogël në mbledhjen me prindër.

Secili prej nesh e ka një të vogël në shtëpi…motër, vëlla, nip, mbesë, e të gjithë nga pak bëhemi edhe vetë “pak prindër” në jetën tonë.  Çdo të enjte nipi im më bën vizitë në shtëpi  bashkë me librin e Anglishtes nëpër duar. Madje, ka edhe nga ato ditë që mjaftohet thjesht duke e lënë aty, në një cep të shtëpisë, në pritje që unë të bëj drtyrat e tij dhe ai të dalë.

E në fund të ditës, ç’mësoi ai nga ato detyra, të cilat as nuk dënjoi t’i prekte me dorë? Në këtë mes, nxënësi u bëra unë.

Detyrat në vetvete kanë si për qëllim të aftësojnë fëmijën, ta ushtrojnë atë në punë të pavarur praktike, ta nxisin atë si të veprojë, si të zgjidhë problema apo si të sillet në situata të caktuara. Ato ndihmojnë në procesin e vetënxënies dhe zhvillimit të imagjinatës. E kur këto detyra merr përsipër t’i bëjë prindi, ato humbin krejt funksionin e tyre. Duke vepruar kështu, s’kemi bërë gjë tjetër, veç e kemi mësuar atë fëmijë t’i fitojë të gjitha gjërat pa u lodhur, në mënyrë të gatshme.

Mbaj mend kur isha fëmijë, nëna më qëndronte pranë, kur bëja detyrat dhe pasi i kisha përfunduar vetë ato, i hidhte një sy korrigjues.

Mbase nuk ishte mënyra më e mirë, por të paktën ajo më mesoi t’i bëja vetë gjërat…

Etiketa: anglishtdetyra shtepiefemijekujtim xhajaprindërzyre

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Johannes Hahn i rikthehet Çështjes Çame: Qeveria greke po nxit mosmarrëveshje për rezervat e naftës dhe gazit

Johannes Hahn i rikthehet Çështjes Çame: Qeveria greke po nxit mosmarrëveshje për rezervat e naftës dhe gazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com