Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli u ka kërkuar të gjithë deputetëve të votojnë demarkacionin, pasi sipas tij ky veprim do të ishte patriotizmi më i madh.
“Duam që deri të mërkurën demarkacioni të përfundojë. Jemi në rrugë të mirë. Thërras çdo deputet që e do shtetin e vet.
Nuk ka patriotizem me të madh se sa me konsensus të plotë pozitë dhe opozitë më votu demarkacionin, t’i hapim perspektivë vendit.
Të gjithë jemi patriotë, e duam Kosovën por duhet të lëvizim lirshëm. Gjithë përpjekja ime sot është arritja e një konsensusi nacional. Të jemi unik në senacë”, tha Veseli.