Kryebashkiaku i Korçës letër presidentit të UEFA-s: Mos e vrisni shpresën e një kombi për futbollin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryebashkiaku i Korçës letër presidentit të UEFA-s: Mos e vrisni shpresën e një kombi për futbollin

19:20 | 21/02/2018
në Sport
0

Me anë të një letre të hapur, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i është drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, ku kërkon të vlerësojë me qetësi këtë kërkesë për dënimin 10 vjeçar të ekipit korçar, pasi një dënim i mundshëm do vriste shpresën e të gjithë kombit për futbollin.

LETRA

Qyteti i Korçës jeton me futbollin. Jemi Skënderbeu dhe kjo skuadër nuk është thjesht një emblemë, është një histori e tërë lavdie dhe krenarie. Duke marë shkas nga situata e fundit e krijuar për ekipin e Skënderbeut, i jam drejtuar me një letër presidentit të UEFA-s, Aleksandër Čeferin.

Read more

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

I nderuar president i UEFA, Mr. Čeferin, 
Duke marë shkas nga situata e fundit e krijuar për Skënderbeun, ekipin e qytetit që kam fatin të jem kryebashkiak, po ju drejtohem me këtë letër. 
Në respekt të punës suaj dhe parimeve për sport të pastër dhe cilësor, por dhe në vlerësim të fakteve dhe historisë të një qyteti si Korça dhe të një ekipi si Skënderbeu, do të ndihesha i respektuar nëse do të konsideronit atë çfarë parashtroj në këtë letër, në mbështetje të ekipit të qytetit tim të dashur.
Korça, nuk është vetëm lokaliteti që kam fatin të drejtoj, por një vlerë e çmuar për Shqipërinë. 
Një qytet i bukur dhe plot jetë, në juglindje të vendit tim, me vlera të spikatura në kulturë dhe histori.
Korça, qyteti universitar dhe i së parës shkollë shqipe, ndër vite ka nxjerrë shumë njerëz të ditur, të edukuar, të shquar dhe atdhetarë, që sot janë pjesë e historisë së kombit shqiptar.
Shumë korçarë, emigruan herët në Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Ballkan dhe perëndim, duke e bërë Korçën, dritaren e parë të hapjes së Shqipërisë drejt qytetërimit dhe modelin e parë të zhvillimit europian të Shqipërisë..
Skenderbeu i Korçës, është gjithashtu ekipi që i hapi rrugën europiane futbollit shqiptar. 
Ekipi, gjashtë herë kampion i Shqipërisë, vendit me histori të re futbolli, nuk është thjesht një vlerë lokale e Korçës, por emblemë kombëtare e ringjalljes së shpresës dhe besimit të njerëve të një vendi të vogël, në një rrugë të re zhvillimi. 
Edhe prej ekipit të Skënderbeut, sot shqiptarët besojnë më shumë, se mund t’ia dalin për tu bërë pjesë e Europës dhe vlerave të saj.
Duke marë shkas nga sukseset e skuadrës sonë, si edhe nga mbështetja masive që ekipi ka patur nga çdo banor i qytetit, bashkia që unë drejtoj, ka orjentuar një program të tërë zhvillimi me sportin në qendër, veçanërisht futbollin. 
Futbolli për Korçën tashmë nuk është vetëm Skënderbeu, por një strategji e plotë zhvillimi frymëzuar nga Skënderbeu dhe arritjet e tij. 
Investimi për Zonën Sportive pranë stadiumit Skenderbeu, një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Ballkan, terrene e fusha sportive pranë çdo shkolle e njësie banimi, po e transformojnë Korçën në një qytet sportiv. 
Ka çdo ditë e më shumë, një interes të madh, nga të rritur e fëmijë, për tu marë me sport dhe për të qënë pjesë e ekipeve dhe organizimeve të tjera tashmë të konsoliduara në Korçë. 
Dhe merita për këtë frymë të ringjallur, të dashurisë për sportin dhe të jetuarin shëndetshëm nëpërmjët sportit, i takon padyshim sukseseve dhe krenarisë që na zgjoi të gjithëve ekipi i Skënderbeut me arritjet e tij.
Sporti duhet të jetë i pastër dhe unë besoj fort tek vlerat dhe drejtësia e UEFA.
Besoj gjithashtu, se në procesin e vlerësimit të drejtë dhe frymës mbështetëse për sportin dhe modelet frymëzuese, do të vlejë dhe ajo çka Skënderbeu përfaqëson për Korçën dhe Shqipërinë: një dritare të sapoçelur!
Lutem mos e mbyllni dhe mos vrisni shpresën dhe besimin e ringjallur të një kombi të tërë për futbollin!
Me respekt
Kryetari i Bashkisë Korçë
Sotiraq Filo

http://www.panorama.com.al

Etiketa: Kryebashkiaku i KorçësleterUEFA

Të Lidhura

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

nga 27
19:18 | 12/02/2026
0

Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Para
Specat e kuq të Shqipërisë konkurrojnë fort tregun Europian

Specat e kuq të Shqipërisë konkurrojnë fort tregun Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com