Nga Sali Berisha
Nje kerkese e rrezikshme fondamentaliste albanofobe!
Te dashur miq, kerkesa per zhdukjen e Çamerise nga tekstet, historia dhe fjalori i shqiptareve eshte kerkese e denje vetem per albanofobe fondamentaliste.
Keto dite mediat informuan se ministri i jashtem i Greqise, ne pergjigje te nje letre derguar nje deputetit te tij, i shkruan se pales shqiptare i eshte kerkuar (dhe me sa duket Edvini dhe Ditziu i tij kane rene dakord) te fshijne nga faqja e dheut, nga tekstet, historia, etnografia, hartat, fjalet, termat: Çam dhe Çameri.
Kjo kerkese eshte unike ne llojin e vet e pa ndigjuar kurre me pare ne dialogun per marredheniet midis dy vendeve.Kjo eshte nje kerkese fondamentaliste dhe eshte nje akt perdhosje e ndergjegjes kombetare te shqiptareve, te vdekur dhe te gjalle, çam e jo çam kudo qe jane, per te cilet kombi eshte komb, çamet dhe Çameria jane popullata e martirizuar e kombit shqiptar e perzene barbarisht nga trojet e tyre shekullore.
Me kete rast dua te sqaroj se si ish presidenti i Republikes, qe me vetedije te plote kam firmosur traktatin e miqesise dhe bashkepunimit me Greqine, nuk nenkuptoj me çam apo Çameri kategorikisht asnje rivendikim territorial ndaj vendit fqinj dhe jam i bindur se marredheniet miqesore, bashkepunimi midis dy popujve dhe vendeve tona eshte detyrimi dhe interesi me i mire i tyre.
Po keshtu jam i bindur se te gjitha tekstet duhet te zhvishen nga baruti armiqesor i trasheguar ne te dy vendet. Une kam qene me studime ne Paris kur Andrea, nje mik i imi grek me tregonte se ne ushtrine greke kendoheshin ne rreshtore kenge raciste dhe atishqiptare, te cilat mjerisht shperthyen dhe ne paraden e dites kombetare te Greqise pak vite me pare. Ndonese nuk jane kenduar kenge rreshtore antigreke ne ushtrine shqiptare por padiskutim ne tekste, shkrime, dokumenta ka patur, ka patur cilesime, etiketime, vleresime qe duhet te arkivohen per te hapur rrugen nje niveli respekti, mirekuptimit dhe bashkepunimit miqesor midis vendeve dhe kombeve tona.
Por te kerkosh te zhdukesh fjalet Çam dhe Çameri si antigreke, deshmon se je nje albanofob i verber qe nuk nguron te fyesh dhe poshterosh te gjallet dhe te vdekurit e fqinjes tend, kerkon te hedhesh poshte mijra dokumenta politike historike diplomatike e gjeografike te vet Greqise, Shqiperise por edhe te vendeve te medha per çamet, Çamerine, rolin e tyre ne historine e kombit shqiptar por dhe pavaresine e Greqise dhe ndertimin e shtetit grek.
Nje gje te tille vende demokratike nuk mund ta bejne kurre!
Sipas kesaj llogjike fondamentaliste albanofobe neser gjitoni do na kerkoj ne shqiptareve qe arvanitasit te mos i quajme me arvanitas, apo maqedonasit do te na kerkojne qe Shkupin te mos e quajm me Shkup, serbet mund te na kerkojne qe Pazarin e Ri te mos e quajme Pazar te ri, malazezet do kerkojne qe Tivarin te mos e quajme Tivar.
Kjo eshte rruga me e sigurt e ndezjes se nacionalizmeve dhe konflikteve ne rajon. Duke mbetur gjithmone i bindur ne dobine dhe domosdoshmerine e ndertimit te marredhenieve te qendrueshme miqesore midis dy vendeve, denoj nje kerkese te tille si fyese dhe poshteruse per çdo shqiptar, te rrezikshme dhe te padenje per ata qe e bejne ate.Kombet e civilizuara kane moralin dhe kurajone te shohine ne sy gabimet e tyre historike para se gjithash per te mos i perseritur ato.