Dalin detaje të reja lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në zonën e Selitës, në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.
Mësohet se të plagosurit janë shtetasit Gjon Pelivani 27-vjeç, i cili ka marrë një plumb në kofshë dhe Renato Hoxha 31-vjeç, i plagosur në këmbë.
Policia ka gjetur të shtrirë në vendngjarje njërin nga të plagosurit, ndërsa tjetri ishte transportuar më herët drejt spitalit.