Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë pranë një pike karburanti në Kinostudio.
Mësohet se një prej automjeteve është përmbysur në rrugë sipasojë e goditjes së fortë. Policia njofton se një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti, ndërsa si shkak dyshohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara.