U mbyll në barazim 2-2, akti i parë i supersfidës mes Juventusit dhe Totenhemit. Kampionët e Italisë shënuan dy gola në tetë minutat e para, por anglezët reaguan duke shmangur humbjen dhe tanimë janë favorit për ndeshjen e kthimit.
Në një sfidë epike dhe të mbushur me emocione pati lavdi për qendërsulmuesit Higuain dhe Kane, teksa barazimi u vendos me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë “inteligjente” nga Eriksen.
Gonzalo Higuain vuri rekordin me dygolëshin më të shpejtë në historinë e Champions League.
https://youtu.be/DU9WtiRkwC8