Ja si e shpjegon Ema Andrea kandidimin e saj për të drejtuar Teatrin Kombëtar:
Pronar/e sallash mund të bëhet çdokush që i jep lekë i zoti i shtëpisë, por historinë që ka kaluar në ato salla nuk mund ta shbëjë askush me koncepte tregtarësh!
Problemi fillon, kur nuk e sheh teatrin si institucion historik e kulturor, por si sallë me qira ku rëndësi ka fitimi dhe jo vlera kulturore krijuese e njerëzore!
Teatrantët nuk janë as tulla e as tregtarë (me gjithë respektin). Ndjesë për bezdinë e kandidimit tim!
Më vjen keq, por e kam për detyrë të luftoj për parimet, mbi të cilat u emërova modestisht Ema Andrea në shoqëri!