Një protestë që kundërshton marrëveshjen e detit me Greqinë është zvilluar sot nga shqiptarët pranë Kryeministrisë.
Aktivisti Aulon Kalaja në fjalën e tij para qytetarëve ka kërkuar që një vendim i tillë të merret nga shqiptarët përmes një referendumi.
“Kërkojmë referendum. Të jenë shqiptarët ata që do të vendosin nëse kjo marrëveshje është e mirë apo e keqe”, u shpreh ai.