Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, ku të gjitha shtetet një nga një kanë kryer parakalimin e tyre.
Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë persona zyrtar, ku vetëm njëri nga ta ishte garues, Albin Tahiri, i cili mbante flamurin.
28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik. Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, ndersa nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare. Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 03:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.