Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn deklaroi se marrëveshja ligjërisht e detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës është aktualisht një letër e zbrazët.
“Kjo marrëveshje është tash për tash një copë letre e bardhë. Nuk dua të paragjykoj, por është e rëndësishme që dy palët të gjejnë zgjidhje që çojnë direkt nga dokumenti i detyrueshëm që ne e kërkojmë”– tha Hahn.
Hahn tha se Strategjia e re e BE-së për zgjerim me Ballkanin Perëndimor thekson se për anëtarësimin e Serbisë në bllok, duhet të plotësohen të gjitha kushtet, sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Hahn tha se strategjia jep perspektivë të qartë evropiane edhe për Kosovën.