Kryeministria historike e shtetit shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministria historike e shtetit shqiptar

19:28 | 07/02/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Kastriot Dervishi

Tirana është ndër kryeqytetet e rralla në Europë në të cilën vendet historike apo ato të institucioneve themelore të shtetit ose nuk dihen ku kanë qenë. Në Tiranë nuk ka asgjë shenjë ku ka qenë selia e Këshillit të Naltë në vitet 1920-1925 dhe 1943-1944, për të mos folur pastaj për selinë e kryeministrisë apo ministrive.
Selia e Këshillit të Ministrave ka qenë në vitet 1920-1921 dhe 1928-1931 aty ku është biblioteka e vjetër kombëtare (objekti i mëparshëm është shembur. Më pas, në vitet 1922-1924 shërbeu godina e sotme e Akademisë së Shkencave. Në kohën e republikës, më 1925-1928 selia e Këshillit të Ministrave ishte në ish selinë e Këshillit të Naltë (vendi para lulishtes së sotme të Kuvendit). Në vitet 1931-1945 godina e Kryeministrisë ishte ngjitur me Parlamentin (teatrin e kukullave sot). Godina kishte dy institucione. Porta nga sheshi ishte Kryeministria, ndërsa porta nga drejtimi jugor, ishte Ministria e Punëve të Jashtme. Kur u krijua Ministria e Kulturës Popullore (MPK) në vitin 1941, në ish vendin e MPJ-së u vendos MKP-ja. Nga koha kur filloi të ishte seli e Këshillit të Ministrave, kryeministra të kësaj godine kanë qenë:
-Pandeli Evangjeli, 1930-1935
-Mehdi Frashëri, 1935-1936
-Kostaq Kotta, 1936-1939
-Xhafer Ypi, 1939
-Shefqet Vërlaci, 1939-1941
-Mustafa Kruja, 1941-1943
-Eqrem Libohova, 1943
-Maliq Bushati, 1943
-Eqrem Libohova, 1943
-Ibrahim Biçakçiu, 1943
-Rexhep Mitrovica, 1943-1944
-Fiqri Dine, 1944
-Ibrahim Biçakçiu, 1944
-Enver Hoxha, 1944-1945
Traditën e mirë të krijuar të shtetit, e prishi Enver Hoxha. Ai pasi mori pushtetin e lënë bosh nga Ibrahim Biçakçiu, Hoxha qëndroi në godinë për gati një vit. Afër kishte selinë e Këshillit Nacionalçlirimtar (godina e Parlamentit, sot teatri i kukullave). Hoxha merrte pjesë rregullisht në mbledhjet e këtij këshilli sepse ishte edhe anëtar i tij.
Po çfarë shenje ka sot në këtë godinë? Një pllakat i parëndësishëm, e për më tepër i vendosur jo në vendin e ngjarjes. Ky pllakat me yll të kuq komunist mbi krye është vendosur rreth vitit 2003 (mundet të ketë zëvendësuar një paraardhëse të vjetër). Më shumë rëndësi sesa historiku i kësaj godine kanë këto fjalë: “Më 17.7.1943, një njësit gueril i Tiranës kreu aksionin në Ministrinë e Kulturës të qeverisë tradhtare dhe mori disa shaptilografë për nevojat e shtypit të partisë”. Cila parti nuk thuhet, por ylli e kupton se vetëm një parti ka pasur. Shaptilografët e vjedhur janë më të rëndësishëm se kjo godinë historike. Në të vërtetë Ministrinë e Kulturës Popullore ka qenë në anën jugore të godinës dhe jo aty ku qëndron pllaka e vetme identifikuese.

Etiketa: Kastriot Dervishi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Fleckenstein: Këtë vit hapen negociatat! Për Tahirin, vendos gjykata

Fleckenstein: Këtë vit hapen negociatat! Për Tahirin, vendos gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com