Në Vatikan filloi takimi kokë më kokë mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe liderit shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskut, raporton Anadolu Agency (AA).
Papa priti presidentin Erdogan në hyrjen e Sallës së Bibliotekës në Pallatin Apostolik, ku lideri i botës katolike pret mysafirët.
“Ju faleminderit për kujdesin”, është shprehur presidenti Erdoğan, ndërkohë që edhe papa ka falënderuar presidentin turk për vizitën.
Erdoğan dhe Papa Françesku shtrënguan duart para përfaqësuesve të mediumeve, ndërsa më pas kaluan në Sallën e Bibliotekës, ku po mbajnë takimin kokë më kokë, i cili zhvillohet në dyer të mbyllura për mediumet.
Kjo është një vizitë historike e Erdogan, ku pas 59 vitesh një President turk shkel në Vatikan.