Kanë përfunduar sfidat e Serisë A, të luajtura në ditën e sotme me përjashtim të Benevento-Napoli që luhet në mbrëmje.
Milani është mjaftuar me barazimin 1-1 ndaj Udinezes, me golin e shënuar nga Suso. Kuqezinjtë kanë shënuar që në minutën e 9-të, por një gafë e portierit Donaruma në minutën e 76-të u ka mohuar atyre fitoren.
Juventusi ka fituar ndaj Sasuolos me rezultatin e thellë 7-0 dhe golat janë shënuar tre nga Higuain, dy nga Kedira, një nga Pjanic dhe një nga Aleks Sandro.
Ekipi i drejtuar nga Maks Alegri ka kaluar përkohësisht në vendin e parë, në pritje të sfidës së Napolit në mbrëmje.
Në sfidat e tjera Roma ka Atalanta e Etrit Berishës ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Kievos, Fiorentina ka fituar jashtë fushe 1-2 me Bolonjën, ndërsa Kaliari mposhti Spalin 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=V-VvyXAZrow
https://www.youtube.com/watch?v=ra_IbWjAUTk