Reshje të dendura shiu mbrëmjen e së shtunës kanë përmbytur disa zona të Kosovës.
Bëhet me dije se shirat e rrëmbyer janë bërë shkaktarë të një turbullimi të ujit, çka detyroi autoritetet të ndërprisnin furnizimin me ujë të pijshëm. Uji do të rikthehet vetëm pasi të verifikohet cilësia e tij e të konsiderohet si normale.
Reshjet e mëdha kanë sjellë probleme edhe në zonën e Tetovës në Maqedoni, ku për shkak të tyre, në rrugën Shipkoviç-Brodec është qarkulluar me vështirësi, ndërsa në Poroj autoriteteve i është dashur të ndërhyjnë për të penguar daljen e lumit nga shtrati