“Juri, Juri, Juri, Juri”….
I shoqëruar nga këto brohorima boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka grushtuar kundërshtarin e tij çek.
Boksieri nga Lezha ka fituar titullin e parë ndërkombëtar të Gjermanisë ndaj të pamposhturit Jakub Synek.
Me “grushta të çeliktë” talenti shqiptar ka gjakosur çekun, i cili gjithsesi arriti të shmangë nokautin duke u “mbijetuar” të gjitha raundeve.
Boksieri çek është ndjerë në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes dominuese të shqiptarit nga Lezha.