Pas përjashtimit të deputetit demokrat Edmond Spaho, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi që seanca të vijojë ku ftoi deputetët të flisnin nga vendi.
I pari që mori fjalën ishte socialisti Fadil Nasufi, por deputetët demokratë në shenjë proteste i binin tavolinave me shishe uji,për të penguar zhvillimin e seancës.
Por pas Nasufit, deputetët Demokratë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, refuzuan që të flisnin nga vendi, duke bërë që fjala të kalojë për deputeten e PS, Adelina Rista.
Madje deputetja e PD-së, Dhurata Cupi tentoi t’i merrte mikrofonin socialistit Fadil Nasufi, pasi ky i fundit fliste.