Tashmë Rita Ora njihet botërisht dhe prezenca e saj në çdo skenë është e mirëpaguar. Por në një kohë kur adhuruesit e saj në të gjithë botën duhet të paguajnë për ta parë, Rita zgjedh që në atdhe të mos marrë asnjë qindarkë.
Rita do të jetë e pranishme në Prishtinë në koncertin që zhvillohet për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ku do të këndojë falas.
Ky fakt është bërë publik edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli. “Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar ai.