Pak orë pas ngjarjes, është ndaluar autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri, të një personi në Fermë Çlirim të Fierit.
Mësohet se ai është një 19-vjeçar, me inicialet E.H, i cili në banesën e tij plagosi Renato Gjokajn duke i shkaktuar plagë në këmbë. Policia gjeti dhe sekuestroi 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh.
Gjithashtu, janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen, dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të saj.