Në datën 15.03.2014 ka ndodhur një vrasje në SH.B.A. Është ekzekutuar një fëmijë 15 vjeçar në qytetin Shelton, Connecticut. Emri i djaloshit është Kristjan Ndoj, i lindur në Kurbin/Laç.
Kristjani ishte në vitin e dytë të shkollës së meseme kur ndërroi jetë.
Kristjan Ndoj ishte i ftuar bashkë me shokun e tij Antonio Gjaci nga shoqet e klases për të shkuar në party tek shtëpia e shoqes së klasës. Kristjan Ndoj dhe Antonio Gjaci kanë shkuar tek shtëpia e shoqes. Vetë Kristjani ka trokitur në derë për të pyetur a është adresa e saktë dhe derën e ka hapur babai i shoqes duke i thënë: “po kjo është adresa, por vajza nuk është në shtëpi,ka shkuar për të blerë disa gjëra edhe vjen pas pak minutash, por deri sa të vijë ajo… ju do të qëndroni jashtë”. Vëllai im Kristjani ka pritur me gjithë shokun e tij Antonio Gjaci jashtë. Pas 5 minutash Antonio ka dëgjuar një krismë të fortë dhe ka parë mbrapa çfarë ndodhi: Kristjanin në tokë edhe ai ka ikur me vrap për të lajmëruar të zotin e shtëpisë se dikush ka qëlluar Kristjanin. Ka shkuar policia dhe ambulanca por nuk mundi të mbijetojë nga plagët që kishte marrë në këmbë dhe në kokë.
Kristjan Ndoj vdiq pas 5 ditësh në spitalin Yale Bridgeport Connecticut. Familja e Kristjan Ndojit po kërkon drejtësi. Ka 4 vjet që kanë humbur djalin e tyre edhe shteti nuk di se kush e ka bërë këtë krim makabër. I bëjmë hirrje autoriteteve shqiptare të na ndimojnë të marrim një përgjigje sepse jemi në shtet të huaj edhe duam të dimë si qëndron e vërteta. Duam drejtësi për Kristjanin tonë. Kjo nuk do të e kthejë në jetë, por do na zbusë pak dhimbjen!
https://www.facebook.com/Lolita16112015/photos/a.1496803790621051.1073741828.1496781900623240/1797669177201176/?type=3&theater