Dy shqiptarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Zvicër ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktur pas një zënke në autostradën A2 dhe për pasojë 32-vjeçari kosovar me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë një 34-vjeçar dhe një 41-vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit ndërsa dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.