Mjafton të kenë parë golat e shkëlqyer të Aubamejang dhe Kutinjos në Europa League dhe në Itali duhet të ndjehen keq. Milan dhe Inter po mundohen të rihyjnë në kompeticionet e mëdha, ndërsa “ish”-ët e tyre janë bërë tashmë të mëdhenj. Sulmuesi i Borusias së Dortmundit po kalon një periudhë për t’u ruajtur në kujtesë, me 35 gola të shënuar në 41 ndeshje të luajtura, ka fituar Topin e Artë afrikan, duke lënë pas Jaja Ture dhe Arsenal e kërkon për 60 milionë euro. Ndërsa tek Milani nuk luajti kurrë. Aubamejang wshtë rritur nw fidanishten kuqezi, u huazua për katër vjet në ekipe të ndryshme dhe në fund u shit për 1.8 milionë euro tek St.Etien. Kurse Inter e mori Kutinjon nga Vasko da Gama për 13 milionë euro kur ishte vetëm 18 vjeç dhe pas dy vjet e gjysmë e shiti për 9 milionë më shumë. Fillimisht dukej një merkato e mirë, pasi në skuadrën e asaj kohe gjeti pak hapësira. Por flitej për vite të vështira për Interin, me trajnerë që në një periudhë të shkurtër zëvendësonin njëri-tjetrin. Në Liverpul u treguan më të durueshëm, i kanë gjetur një rol si i avancuar në krah të majtë të mesfusësh dhe tani është titullar i padiskutueshëm. Në ato dy ditë kur u larguan nga Europa të gjitha skuadrat italiane, veç të tjerave edhe për Juven ka një arsye pse nuk është më në Champions. Në krahun tjetër ishte një djalosh 19-vjeçar, Koman, i cili harkimet në zonë i ka një mrekulli, por edhe shënoi duke e mbyllur ndeshjen. Alegri mendonte se do të ishte e ekzagjeruar të diskutonte vendin me Dibalan, ndërsa Guardiola guxoi më shumë. Fillimisht duke ofruar 28 milionë euro për kartonin e tij dhe më pas i modifikoi edhe rolin, duke e zhvendosur në sulmues krahu. “Atje do të jetë më e lehtë të ritesh si futbollist – i ka thënë atëherë Alegri – sepse do të jesh në një grup që bën dukshëm diferencën nga të tjerët”. Por ai bëri një ndeshje të madhe në Champions, pikërisht kundër Juventusit, duke hyrë në garë pa ndroje. Koman nuk kishte nevojë për shumë kohë që të rritej.