Është mbyllur në Shkodër sfida midis Vllaznisë dhe Kukësit me fitoren 1-3 të miqve. Trajneri Paklut e fillon kështu me fitore aventurën në kampionatin shqiptar. Ndërsa trajneri Ernest Gjoka pëson një humbje nga ish-ekipi i tij.
Ka qenë një ndeshje e luftuar ku kuksianët kaluan të parët në avantazh me Gurin, dhe shkodranët iu kundërpërgjigjën me Kalajën. Goditjen e fundit Vllaznisë ia dha debutuesi Zderiç me golin në minutën e 80-të të takimit.