Pas vrasjes së vrasja e liderit serb, Oliver Ivanoviç, Presidenti i Serbisë ka shkuar sot për një vizitë në Kosovë.
Kujtojmë se Oliver Ivanoviç u vra pak ditë më parë në veri të Mitrovicës para zyrës së tij, ndërsa vrasësit dhe motivet e krimit ende nuk dihen.
Njësitë Speciale drejt Mitrovicës
Mjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur drejt bazës në Mitrovicë para vizitës së Vuçiçit. Njësitë speciale të policisë nga Prishtina janë nisur drejt Mitrovicës për të ofruar siguri.
Këto njësi me mjete të blinduara do të vendosen në bazën e tyre “Belvedere” në Lagjen “Bair” të Mitrovicës. KALLXO.com ju sjell foto të lëvizjes së njësisë speciale me mjete të blinduara.
Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë, disa ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit.