Nga Neda Karafili
Në qiellin që na rri mbi kokë dhe në qiellin e metaforave, ndodhen dy kategori yjesh. Yjet që ndriçojnë aq fort sa duken me shikimin e parë dhe të tjerët që duhet t’I zbulosh. Të parët kërkojnë vëmendjen e duhur, të dytët – vullnetin e nevojshëm.
Top Channel, më në fund, zbuloi një yll. Më në fund, ndihmoi një yll, të zbulonte veten. Sado pro-ve dhe kundër-ave një emision si Voice Kids mund të ketë, një gjë është e sigurt dhe mbizotëron: ndihmon fëmijët të prezantojnë talentin, të njohin veten, mbush shqiptarët me shpresë dhe optimizëm për brezin që po rritet dhe sidomos, e ndihmon këtë brez, të realizojë një ëndërr që kushedi , mund të jetë e s’mund të jetë në sirtar.
Sindi është një yll I ri, që u zbulua jo vetëm në qiellin e metaforave, ëndrrave dhe muzikës por edhe në qiellin e dëshirave që të gjithë ne kemi për fëmijët tanë e për fëmijët e tokës sonë.
Sytë e Sindit ishin siguria e duhur që të gjthë ne kemi nevojë për të përballuar jo vetëm sfidat përballë të tjerëve, por edhe përballë vetes.
Këmbët e forta të saj, për t’u dhënë notave një bazë dhe fill më pas të pasigurta në ecejaket e mbushura me emocion e shpresë, janë si shkëmbinj që të gjithë ne duhet të jemi për të mbështetur fëmijët tanë dhe tokës sonë.
Dhe duhet të ndihemi me fat, që me këta fëmijë që dorëzohen në zemrat e mendjet e gjykuesve dhe publiqeve, ndajmë tokën dhe qiellin dhe ëndrrat e njëjtja.
Zëri i Sindit nuk ishte vetëm zëri I Voice Kids, por edhe I një fëmijë që kohën e saj e bënte flori – e përdorte për ta kthyer atë në kampione. Kampionen e shahut, ping pong-ut, e zërit më të mirë, artistes më cilësore, motrës që të gjithë do donim dhe bijës që të gjithë duam.
Me pak fjalë, se vetëm këto kemi e ndryshe do këndonim, Sindi është një yll që sot zbuloi veten dhe zbuloi edhe sekretin e madh që duhet të na hapë mendjet, sytë e zemrën – sa të mirë, e sa mirë, këta fëmijë që i kemi!