Telenovelat turke dhe Skënderbeu – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Telenovelat turke dhe Skënderbeu

18:45 | 17/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Kreshnik Osmani

Lexoj dhe vërej se pjesa më e madhe e komenteve rreth figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, është e lidhur pashmangshmërisht me telenovelat turke që po transmetohen këto kohë dendur nëpër ekranet shqiptare, që po ta dinte Skënderbeu ku ta di unë se çfarë, do të bënte kush e di se çfarë. Njerëzit e kuptojnë që një ushtri telenovelash tërë ditën nëpër ekranet televizive e ka një bisht nga pas. Si “ngacaman” që jam dhe njeri që jam lodhur dhe kam vuajtur shumë për të qenë i lirë, i ngacmoj turqit nëpër konferenca apo takime të ndryshme (gjithsesi jo shumë të shpeshta) dhe u them:

“Aq verë e raki sa pihet tek telenovelat turke vallaj as në Skrapar e as në Gramsh nuk pihet, atje ku e pinë rakinë me opinga. Keni filluar të na tregoni filma me eunuke e me dashnore njëlloj si telenovelat latine me Rodriges e Garcias që e lëshojnë erosin ku t’i kapë. Tani a ka mundësi të na tregoni përse ju sulmojnë dhe ju thonë “islami politik” dhe cili është rreziku që përfaqësoni?!
A po e dridhni ju apo po e dredhin ata?! Apo jeni në rol dhe bëni sikur ziheni?!”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Një pjesë bëhet keq (janë këta specat djegës, nacionaliste islamiste turq që nuk pranojnë asnjë lloj kritike) e kuptojnë gozhdën time. Ka dhe të tjerë të vërtetë e të sinqertë që më përgëzojnë dhe më puthin në ballë sepse edhe ata më kuptojnë. Ka edhe nga ata që më thonë Kreshnik abi (vëlla) nuk i sjellim ne këto telenovelat por janë duar që nuk kanë lidhje me Turqinë.

Për të qenë të sinqerte deri në fund, është e vështirë të japesh një version lidhur me këtë sepse Turqia është një shtet shumë i madh dhe ka aq shumë korente e rryma politike brenda saj, sa është gati e pamundur që të kuptosh gjithcka dhe aq me tepër të flasësh për të me kompetencë të plotë. Për të mos u zgjatur shumë ndjehem i shtrënguar të dalë tek thelbi i shkrimit tim, nga frika se po u stërhollua shumë kjo histori mund të humbasë esenca.

Turqit duhet të kenë parasysh diçka shumë të rëndësishme.  Është e pamundur të penetrosh kulturalisht në Shqipëri me kësoj telenovelash pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve e marrin liberalizmin nga oksidenti dhe e perceptojnë atë vetëm si oksidental. Çdo lloj liberalizmi që vjen nga Lindja ata e shohin si të shtirur, aspak origjinal dhe për më tepër një mall si të gjitha mallrat që imitohen nga Lindja dhe kërkojnë tregje në Perëndim, që gjithsesi nuk e kanë namin të mirë. Shqiptarët e shohin oksidentin tek RAI, tek CNN, tek BBC-ja e kështu me radhë, ndaj dhe është e vështirë ta pranojnë liberalizmin dhe oksidentalizmin që vjen i ambalazhuar nga Lindja. Për arsye historike dhe të vuajtjeve të mëdha shqiptarët kanë fobi nga Lindja dhe gjithcka vjen prej saj.

Në mungesë të përkujdesjes për këto sensibilitete, Turqia përthith pa dashur urrejtjen e një pjesë të shqiptarëve. Kjo lloj amalgame e mistershme kulturore që vjen prej Turqisë më ngjan me disa portale që kanë nisur të hapen së fundmi dhe që mbështetën prej Turqisë për të konkuruar portalet e Gylenxhinjve. Të njëjet njerëz të cilët më kanë anatemuar si njeri liberal, nacionalist dhe europianist dhe që u shitën turqve më turq se turqit, ashtu siç e kemi ne për zakon të shtiremi, të lëpihemi e të servilosemi, çdo dy tre lajme për Perandorinë Osmane, për Erdoganin dhe vlerat e syltijashit u duhet një shkrim për sisat e Luana Vjollcës, buzët e Ciljetës dhe të pasmet e Encës duke bërë si portalet që shkruajnë për seksin për të kapur klikime. Me një fjalë me ta neverit portalin me gjithë lajm. Qasje kulturore të neveritshme që nuk janë as Lindje as Perendim. Qasje pa esencë, pa thelb, pa aromë dhe pa gjini.

Nga ana tjetër, përvec pjesës injorante, provinciale dhe idiote që përcjellin shumë nga këto telenovela, nuk mendoj se ka vend për t’u shqetësuar nëse këto telenovela shihen shumë, sepse edhe lloji apo stili ynë i jetës për arsye historike gjithashtu ngjason më shumë me turqit sesa me brazilianët apo me Bidain dhe Raxh Kapurin e Indisë. Pra zhvillimet e atyre telenovelave janë në shtratin e tyre të natyrshëm kulturor.

Turqit duhet të përpiqen t’i kuptojnë shqiptarët dhe nuk duhet të gabojnë me ta sepse rrezikojnë t’i humbasin. Ata u prishën me Skënderbeun sepse nuk u morën vesh me të, jo sepse Skënderbeu kishte një agjende të ndryshme nga ata. (Kjo është një qasje e imja të cilën do ta sqaroj në një shkrim tjetër). Skënderbeu e ndryshoi agjendën kur u përball me kokëfortësinë Osmane përballë pretendimeve të tij. Turqit e sotëm, ashtu sic na duan e na mirëpresin sa u shkelim në aeroport, duhet të përpiqen të na kuptojnë dhe nëse nuk e bëjnë do të na humbasin sepse edhe ne mund të ndryshojmë agjendë njëlloj si heroi ynë kombëtar, për arsye të kokëfortësisë. Ju na keni vënë emrin arnaut dhe në Turqi thuhet shpesh inat arnauti. E keni gatuar këtë popull 500 vjet dhe duhet ta kuptoni mirë se shqiptari e ka kokën si mushka. Sepse arnaut do të thotë: Turp ta kthesh pas. Mos i humbisni shqiptarët me provincializma, injoranca dhe qasje kulturore e politike të lodhshme, sepse po u treguat me ta kokëfortë do ju lënë dhe po ju lanë, arnautet nuk kthehen më pas!

Etiketa: "Skenderbeu"kreshnik osmanitelenovelaturke

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Spartak Ngjela analizon “sezonin” politik, zbulon nga kush po kërcënohet Sali Berisha

Gjergj Kastrioti iu dha shqiptarëve mësimin e historisë së çfarë është atdheu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com