Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7-vjeçare.
Mediat greke bëjnë me dije se ka qenë nëna e vogëlushes ajo që e ka dërguar të bijën me urgjencë në spitalin e Athinës. Pasi vajza iu nënshtrua kontrollit mjekësor, bluzat e bardha vunë re se me të ishte abuzuar seksualisht.
Bëhet me dije se drejtori i klinikës së kirurgjisë, arriti të mësonte që përdhunuesi i 7-vjeçares ishte vetë babai i saj. Tashmë shqiptari, që jetonte prej vitesh në Greqi me familjen është në paraburgimin e Tripolit.